Prokuroria e Prizrenit ndalon një person të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për një tjetër

05.12.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 10 persona dhe janë paraqitur 6  kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 6 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren njofton se me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për një tjetër Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 10 persona dhe janë paraqitur 6  kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 6 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, një të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak të veprave penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara” dhe “Kanosja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara” dhe “Kanosja”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.