Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe ngrit 10 aktakuza

26.01.2024

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetë e gjashtë (56) aktakuza kundër shtatëdhjetë e tetë (78) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe ngrit 10 aktakuza Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetë e gjashtë (56) aktakuza kundër shtatëdhjetë e tetë (78) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.