Prokuroria e Prizrenit ndalon një person, kërkon paraburgim për një person dhe ngrit 8 aktakuza kundër 9 personave

27.05.2021

Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 76 aktakuza kundër 87 personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar 14 persona, si dhe, janë bërë 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 3 personave, të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person, kërkon paraburgim për një person dhe ngrit 8 aktakuza kundër 9 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 76 aktakuza kundër 87 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar 14 persona, si dhe, janë bërë 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 3 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një person dhe ka ngritur 8 aktakuza kundër 9 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 8 aktakuza kundër 9 personave të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.

Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Një aktakuzë kundër një personi, për veprat penale “Kanosja”, dhe “Dhuna në familje”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy aktakuza kundër dy personave, për veprën penale “Dhuna në familje”, 
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, 
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” ,

Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur këto aktakuza:
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”, 
Një aktakuzë kundër dy personave, për veprën penale “Grabitja”.