Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona për 48 orë
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetenjë (21) persona, si dhe janë ushtruar nëntë (9) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona […]
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetenjë (21) persona, si dhe janë ushtruar nëntë (9) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.