Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona të dyshuar si dhe ngrit 14 aktkauza për 16 të tjerë

13.12.2022

Prishtinë, 13 dhjetor   2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 60 aktakuza, kundër 82 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 19 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 5 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 6 personave për kryerje të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona të dyshuar si dhe ngrit 14 aktkauza për 16 të tjerë Foto: Ilustrim

Prishtinë, 13 dhjetor   2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 60 aktakuza, kundër 82 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 19 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 5 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 6 personave për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 4 persona të dyshuar, në katër raste të ndara.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 14 aktakuza kundër 16 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, në katër rastë të ndara. Tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë