Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona dhe ngrit 11 aktakuza

08.07.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona dhe ngrit 11 aktakuza

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndryshme, njëri është ndaluar për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” ndërsa, i ndaluari tjetër për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orëve, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Etiketat