Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 të dyshuar dhe ngrit 4 aktakuza
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë tre […]
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar, në tri raste të ndryshme. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” sipas KPRK-së.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, për 48 orë janë ndaluar dy (2) të dyshuar në dy raste të ndryshme, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.