Prokuroria e Prizrenit ndalon 2 persona të dyshuar si dhe ngrit 16 aktakuza kundër 23 të tjerëve

22.12.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 85 aktakuza kundër 103 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 16 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, një kërkesë […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 2 persona të dyshuar si dhe ngrit 16 aktakuza kundër 23 të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 85 aktakuza kundër 103 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 16 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, një kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar personit apo vendit të caktuar ndaj një personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, 4 persona, si dhe ka ngritur 16 aktakuza kundër 23 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer, një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” si dhe një (1) person për veprën penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi që dyshohet se secili nga ta veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënia e ryshfetit”, “Marrja e ryshfetit”, dhe “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasje në tentativë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.