Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e tre personave dhe ngrit 7 aktakuza

29.06.2022

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër katër (4) personave të pandehur për shkak se të njëjtit në bashkëveprim […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e tre personave dhe ngrit 7 aktakuza

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër katër (4) personave të pandehur për shkak se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të “Blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope” nga neni 267, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka parashtruar tri kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 i KPRK-së. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.  

Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Ngacmimi Seksual” nga neni 183 i KPRK-së dhe “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së. 

Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.   

Aktakuzat:     

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së, 

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.

Etiketat