Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një të dyshuari dhe ngrit 10 aktakuza kundër 12 personave

07.09.2021

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një të dyshuari dhe ngrit 10 aktakuza kundër 12 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.