Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 4 personave dhe ngrit 4 aktakuza

02.03.2022

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur katër […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 4 personave dhe ngrit 4 aktakuza

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Falsifikimi i parasë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.

Etiketat