Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për dy persona të dyshuar

19.12.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar  9 persona, si dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëvë të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për dy persona të dyshuar Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar  9 persona, si dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëvë të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër dy personave.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. 

Ndërsa, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo angaloge” sipas KPRK-së.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.