Prokuroria e Prizrenit brenda 10 dite ka ndaluar 7 të dyshuar si dhe ka kërkuar paraburgim për 11 të tjerë

24.12.2022

Prokuroria Themelore në Prizrenit ka njoftuar se brenda dhjetë dite ka ndaluar 7 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren bën të ditur se brenda dhjetë dite ka ngritur 102 aktkauza kundër 85 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale si: “Vjedhja”, “Kanosja”, “Dhënia e ryshfetit”, “Vjedhja e shërbimeve”, […]

Prokuroria e Prizrenit brenda 10 dite ka ndaluar 7 të dyshuar si dhe ka kërkuar paraburgim për 11 të tjerë Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizrenit ka njoftuar se brenda dhjetë dite ka ndaluar 7 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren bën të ditur se brenda dhjetë dite ka ngritur 102 aktkauza kundër 85 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale si: “Vjedhja”, “Kanosja”, “Dhënia e ryshfetit”, “Vjedhja e shërbimeve”, “Rrezikimi i trafikut publik”, “Dhuna në familje”, “Sulmi”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe vepra të tjera.

Prokuroria Themelore në Prizren nga data 14 dhjtor deri më 23 dhjetor, 2022, ka ndaluar 7 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale poashtu, kjo prokurori ka njoftuar se brenda dhjetë dite ka kërkuar paraburgim për 11 të tjerë.

DataNr. i aktakuzave të ngritura kundër personave të dyshuarNdalimet e personave të dyshuarParaburgimet për personat e dyshuar
14 dhjetor8-9/3-4
15 dhjetor14-17//
16 dhjetor10-10/1-1
17 dhjetor///
18 dhjetor/2/
19 dhjetor//2-2
20 dhjetor12-13//
21 dhjetor14-16//
22 dhjetor16-234/
23 dhjetor 11-1414-4
TOTALI:85-102711