Prokuroria e Prizrenit ngrit 12 aktakuza dhe kërkon paraburgim për 1 person

29.01.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindegjashtëdhjetenjë (161) aktakuza, kundër njëqindetetëdhjetekatër (184) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar. Gjithashtu janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 12 aktakuza dhe kërkon paraburgim për 1 person Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindegjashtëdhjetenjë (161) aktakuza, kundër njëqindetetëdhjetekatër (184) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar.

Gjithashtu janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së dorëzanisë kundër një (1) personi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së dorëzanisë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, si dhe ka ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër tetëdhjetë (80) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).        

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Prizren
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:     

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Gjuetia e kundërligjshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.