Nën ndikim e alkoolit sulmoi fizikisht një familjare, arrestohet një person në Prizren

30.11.2022

Rastet e dhunës në familje janë pothuajse rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë 28 nëntorit rreth orës 18:00 ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, shkruan SuharekaOnline. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari i cili […]

Nën ndikim e alkoolit sulmoi fizikisht një familjare, arrestohet një person në Prizren Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë pothuajse rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë 28 nëntorit rreth orës 18:00 ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, shkruan SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari i cili ishte nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një familjare.

Policia bën të ditur se si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren 28.11.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.