Kanosi me thikë kuzhine femrën me të cilën bashkëjetonte, arrestohet suharekasi

08.05.2023

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit. Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës. Gjatë ditës së diele Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar një […]

Kanosi me thikë kuzhine femrën me të cilën bashkëjetonte, arrestohet suharekasi Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.

Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Gjatë ditës së diele Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se një person në Suharekë gjatë ditës së shtunë ka kanosur me një thikë kuzhine një femër me të cil bashkëjeton.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar të shtunën rreth orës 15:00, ku edhe është arrestuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.