Gjendet pa shenja jete një 77 vjeçar në një motel në Prizren, policia nis hetimet

  • 20.03.2023
Gjendet pa shenja jete një 77 vjeçar në një motel në Prizren, policia nis hetimet

Vdekje të dyshimta janë cilësuar vdekjet e personave në hotele dhe motele të vendit viteve të fundit. Shkaktari i këtyre rasteve shpeshherë është besuar të jetë përdorimi i barërave dhe ilaçeve që shërbejnë për ereksion pa përshkrimin e mjekut.

Një rast i tillë ka ndodhur dje paradite në një nga motet te Tranziti i Vjetër në Prizren, ku u gjet pa shenja jete një burrë i moshës 77-vjeçare.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se posa Policia është njoftuar për rastin ka dalë në vendin e ngjarjes me ekipin mjekësor që kryen ekzaminimet vitale dhe u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.


Posa janë kryer procedurat e nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet dhe trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, viktima nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij, por që procesi i hetimit pritet të zbardh në plotni atë që ka ndodhur brenda motelit.

Poashtu, rasti në fajlë figuron edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Koosvës dërguar mediave, ku është inicuar si hetim i vdekjes.

Prizren 19.03.2023-11:36. Raportohet se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.” thuhet në raportin e Policisës.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë