[FOTO] – Viktima nga aksidenti në pjesën e autostradës në Reshtan është shtetase sllovene

03.10.2021

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15 në mes të tri veturave me targa të huaja, ku si pasoj e aksidentit viktima femër shtetase e huaj ka ndërruar jetë vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku, kurse tre persona tjerë kanë pësuar […]

[FOTO] – Viktima nga aksidenti në pjesën e autostradës në Reshtan është shtetase sllovene Foto: Ilustrim

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15 në mes të tri veturave me targa të huaja, ku si pasoj e aksidentit viktima femër shtetase e huaj ka ndërruar jetë vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku, kurse tre persona tjerë kanë pësuar lëndime të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor, thuhet në raportin e policisë.

Nga burime të veta SuharekaOnline mëson se viktima është shtetase sllovene.

Përveç njësive policore të cilat e  kanë trajtuar rastin në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Shqipërisë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.