Deputetja nga Suhareka tregon se është kërcënuar dy herë brenda ditës

18.10.2023

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka thënë se brenda ditës së sotshme është kërcënuar dy herë. Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se një herë është kërcënuar duke ardhur në punë, dhe herën e dytë duke shkuar në zyrën e saj. “Le ta kuptoj kushdo që është pas që […]

Deputetja nga Suhareka tregon se është kërcënuar dy herë brenda ditës Foto: Ilustrim

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka thënë se brenda ditës së sotshme është kërcënuar dy herë.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se një herë është kërcënuar duke ardhur në punë, dhe herën e dytë duke shkuar në zyrën e saj.

“Le ta kuptoj kushdo që është pas që nuk munden me më kërcnu, shantazhu dhe që vendimet e mija do të jenë gjithmonë në të mirë të institucioneve dhe qytetarit”, ka thënë Reshitaj.