Brenda 24 ore 111 aktakuza kundër 127 personave

30.01.2020

Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej njëqindenjëmbëdhjetë (111) aktakuza, kundër njëqindenjëzeteshtatë (127) personave të pandehur, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar Po ashtu, janë kërkuar gjithsej katërmbëdhjetë (14) masa për sigurimin e të pandehurve në procedurë […]

Brenda 24 ore 111 aktakuza kundër 127 personave Foto: Prokuroria e Shtetit

Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej njëqindenjëmbëdhjetë (111) aktakuza, kundër njëqindenjëzeteshtatë (127) personave të pandehur, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar

Po ashtu, janë kërkuar gjithsej katërmbëdhjetë (14) masa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, me ç’rast janë paraqitur dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatëmbëdhjetë (17) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor ndaj dy (2) personave, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza, kundër tridhjetekatër (34) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona (të mitur), si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për gjashtë (6) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj katër (4) personave, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dyzetepesë (45) aktakuza, kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

ProkuroritëAktakuzat – personatNdalimetParaburgimet (apo masa tjera) kërkesat-personatBastisjetSekuestrimet
Prokuroria Speciale/////
Prishtinë31-3446-7//
Prizren10-1334-6//
Pejë9-1322-4  
Gjilan/11-2//
Gjakovë4-631-1//
Mitrovicë45-47////
Ferizaj12-141///
Totali111-1271414-20//

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
//////////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, si dhe, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person me urdhër arrest, për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Ngacmimi”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza, kundër tridhjetekatër (34) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja” dhe
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 24 orë një (1) person (i mitur) nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa në rastin tjetër dy (2) persona (të mitur) janë ndaluar për 24 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Grabitja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin I.B., nga fshati Zhur – Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se me anë të eksplozivit ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, që ka rezultuar me vdekjen e një personi. Në këtë mënyrë i dyshuari I.B., ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 5 e lidhur me paragrafin 1 të KPRK.
Departamenti për të Mitur, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të mitur, për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Grabitja”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të ndaluar (shtetas egjiptian), pasi që të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Cenimi i të drejtës në grevë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar një (1) person i kërkuar me urdhëresë nga gjykata për veprën penale ‘’Ngacmimi’’ dhe me kërkim policor për veprën penale ‘’shpërdorimi’’. I njëjti me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 24 orë.
Gjithashtu, është ndaluar edhe një (1) person i dyshuar për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, në kërkesën e parë është kërkuar paraburgimi ndaj dy (2) personave për veprën “Tentim vrasje”, kurse në kërkesën e dytë, është kërkuar masa e paraburgimit ndaj dy (2) të miturve për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë se huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor, ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

6. Prokuroria Themelore Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale” Mundësim ose detyrim në prostitucion”, një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale” Sulmi” dhe “Dhuna në Familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, janë ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Përdormi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

7. Prokuroria Themelore Mitrovicë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dyzetegjashtë (45) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave.
Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i paautorizuar i pasurisë”.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhje e pyllit”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja’’.

8. Prokuroria Themelore Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.
Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.