Arrestohet një 55 vjeçar në Malishevë, dyshohet se sulmoi seksualisht një 14 vjeçare

18.11.2022

Femrat e moshave të ndryshme fatkeqeësisht po vazhdojnë të jenë ende viktima të ngacmimeve seksuale, edhe pse gjatë muajve të fundit ka pasur reagime të shumta për ngjarjet që tronditën shoqërinë e vendit tonë, por me gjithë ato reagime situata nuk është normalizuar, raste të tilla po vazhdojnë të raportohen ende në polici. Me këtë […]

Arrestohet një 55 vjeçar në Malishevë, dyshohet se sulmoi seksualisht një 14 vjeçare Foto: Ilustrim

Femrat e moshave të ndryshme fatkeqeësisht po vazhdojnë të jenë ende viktima të ngacmimeve seksuale, edhe pse gjatë muajve të fundit ka pasur reagime të shumta për ngjarjet që tronditën shoqërinë e vendit tonë, por me gjithë ato reagime situata nuk është normalizuar, raste të tilla po vazhdojnë të raportohen ende në polici.

Me këtë fenomen shqetësues i cili ngjallë pasiguri të mëdha për femrat, po përballet Policia e Kosovës në prangat e të cilës po bien ngacmuesit seksual.

Një rast i sulmit seksual është raportuar edhe nga një femër nga Malisheva e cila gjatë ditës së enjte rreth orës 15:15 ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar.

Poashtu, policia ka njoftuar se viktima për shkak të sulmit seksual ka pranuar tretman mjekësor, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me rekomandim e prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas Gazetës Sinjali e cila ka raportuar lidhur me rastin bëhet e ditur se dje në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Kajtaz Ramadani’ në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një punëtor teknik dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënëse.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është një 55-vjeçar.

Pas denoncimit të rastit, në kuadër të veprimeve hetimore në praninë e prindit dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, është intervistuar vajza e mitur e cila ka deklaruar se e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa ajo ishte në banjën e shkollës.

Aty ajo u përball me të dyshuarin i cili e sulmoi seksualisht 14-vjeçaren, duke bërë që ajo të kërkojë edhe ndihmë mjekësore.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.