Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, Suharekë-Prizren, lëndohen dy persona

03.01.2022

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinë Bajram Krasniqi. “Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë. Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes, në pjesën mes Suharekës e Prizrenit, njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete. […]

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, Suharekë-Prizren, lëndohen dy persona Foto: Ilustrim

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinë Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë. Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes, në pjesën mes Suharekës e Prizrenit, njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin”, ka bërë të ditur ai.