84 aksidente trafiku brenda 24 ore në Kosovë, një përfundon me fatalitet

03.11.2022

Mosrespektimi i rregullave në trafik, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës e shumë arsye të tjera janë shkaktar i aksidenteve që ndodhin çdo ditë në vendin tonë, e fatkeqësisht disa përfundojnë edhe me fatalitet. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet, […]

84 aksidente trafiku brenda 24 ore në Kosovë, një përfundon me fatalitet Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës e shumë arsye të tjera janë shkaktar i aksidenteve që ndodhin çdo ditë në vendin tonë, e fatkeqësisht disa përfundojnë edhe me fatalitet.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Brenda 24 orëve të fundit në të gjithë vendin kanë ndodhur edhe 83 aksidente trafiku, ku prej tyre 32 kanë përfunduar me lëndime dhe 51 të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë ditës së mërkurë një vetaksident ka ndodhur edhe në Suharekë, ku një veturë si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ka goditur një shtyllë elektrike.

Rr. brigada 123, Suharekë 02.11.2022 – 01:11. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dalur nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë elektrike. Si pasoj e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar vetë i dyshuari të cilit i është ofruar tretman mjekësorë.” thuhet në njoftimin e policisë.