66 aksidente dhe mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku për 24 orë

15.04.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së premte raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

66 aksidente dhe mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku për 24 orë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së premte raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së premte janë regjistruar 66 aksidente trafiku.

Poashtu, policia ka njoftuar se 31 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 35 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.682 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik, numër ky më i lartë se ai i ditëve të kaluara.