Zyba: Organet kompetente duhet ta procedojnë se a ka pasur seriozitet kërcënimi “Krytë ta heki”

06.05.2021

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është përcjellë me tensione, ku u krijuan përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje. Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe Besim Muzaqi i VV-së kanë pasur përplasje fizike mes vete në seancën e sotme të Kuvendit. Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në një moment dëgjohet […]

Zyba: Organet kompetente duhet ta procedojnë se a ka pasur seriozitet kërcënimi “Krytë ta heki” Foto: Ilustrim

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është përcjellë me tensione, ku u krijuan përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe Besim Muzaqi i VV-së kanë pasur përplasje fizike mes vete në seancën e sotme të Kuvendit.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në një moment dëgjohet duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi “krytë ta heki”.

Përplasjeve nuk u shpëtoi as deputeti i LVV-së nga Suhareka, Salih Zyba, i cili u konfrontua me deputetin e PDK-së, Ardian Kastrati, ku ky i fundit e shtyu deputetin Zyba gjersa po dilnin nga seanca.

Këto përplasje Zyba i ka komentuar në një intervistë për Kanal10 ku ka kërkuar nga organet kompetente që të procedojnë se a ka pasur seriozitet kërcënimi i Hajdar Beqës “Krytë ta heki” ndaj deputetit të VV-së, Besim Muzaqi.

Tutje ai shtoi se e gjithë kjo ishte një skenar për të ndërprerë seancën ku diskutohej një temë e rëndësishme.

Bashkë me Kastratin në fjalosje kanë marrë pjesë edhe deputeti Memli Krasniqi.