Zv.ministri i Arsimit thotë se shumica e mësimdhënësve janë vaksinuar, kërkon angazhimin e prindërve

14.01.2022

Zëvendësministri Pupovci ka theksuar se sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, shumica e mësimdhënësve tashmë janë vaksinuar, ndërkaq për vaksinimin e nxënësve nuk ka të dhëna të sakta. Ai tha se për numrin e nxënësve të vaksinuar kundër COVID-19 do të kërkojnë nga data-baza e Ministrisë së Shëndetësisë, duke shtuar se numri i vaksinimit të […]

Zv.ministri i Arsimit thotë se shumica e mësimdhënësve janë vaksinuar, kërkon angazhimin e prindërve Foto: Ilustrim

Zëvendësministri Pupovci ka theksuar se sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, shumica e mësimdhënësve tashmë janë vaksinuar, ndërkaq për vaksinimin e nxënësve nuk ka të dhëna të sakta.

Ai tha se për numrin e nxënësve të vaksinuar kundër COVID-19 do të kërkojnë nga data-baza e Ministrisë së Shëndetësisë, duke shtuar se numri i vaksinimit të nxënësve nuk është edhe i kënaqshëm, ku për këtë duhet angazhim më i madh i prindërve.

“Vaksinimi është mbrojtja më e sigurt dhe shumica e mësimdhënësve janë vaksinuar. Nuk kemi të dhëna, po do të kërkojmë nga Ministria e Shtetësisë, po nuk është një numër që mund të krenohemi, prandaj edhe prindërit duhet që të angazhohen në këtë drejtim”.

Gjithashtu, zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka ftuar të gjithë që të respektojnë masat anti-COVID të përcaktuara nga IKSHPK, kjo në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik si dhe të kemi mbarëvajtje të procesit mësimor.

“Procesi mësimor ka filluar të hënën me skenarin e plotë ku te gjithë nxënësit janë me orar të plotë. Udhëzuesi parasheh që mësimi është me prezencë fizike, online dhe distanca”.

“Janë Task-forcat që vlerësojnë se me cilin skenar të punohet. Janë drejtoritë që hapësirat të jenë të sigurta. Shkollat janë të lira të shfrytëzojnë edhe platformat e tjera”.

“…i nevojshëm është punësimi i asistentëve me nevoja të veçanta ku janë siguruar fonde për 100 asistentë.  Është me rëndësi që këta persona të shpërndahen nëpër shkolla. Pika e tretë ka të bëjë me këshillin e shkencës dhe është jetësuar njëri nga premtimet e programit qeverisës dhe presim që ky këshill ta zhvillojë programin e shkencës”.

“Ndarja në komuna është bërë përmes grantit specifik të arsimit dhe komunat janë përcaktuar se sa asistentë ju nevojiten. Aty ku ka fëmijë me nevoja të veçanta t’i korrigjojmë”.

Pupovci ka thënë se, janë Task-Forcat në nivel komune që do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike në komunat e tyre, si dhe kushtet specifike në shkolla, ndërsa, Drejtoritë Komunale të Arsimit do të kujdesen për respektim të masave të përcaktuara nga IKSHPK dhe për dezinfektim të vazhdueshëm të hapësirave shkollore.

Pupovci ka thënë se edhe këtë vit, përveç mësimit me prani fizike në shkollë, do të jenë në dispozicion edhe mundësitë për organizimin e mësimit online nëse paraqitet nevoja, si video-mësimet sipas planprogramit të klasave 1-9, që po vazhdojnë të transmetohen në televizionin publik (kanali RTK4), e që gjenden edhe në kanalin zyrtar të MAShTI, sikur edhe në platformën mësimore shkollat.org. Ndërsa, shkollat janë të lira të shfrytëzojnë edhe platforma dhe aplikacione të tjera.