VV për zbritjen e çmimit për paraqitjen e provimit për patentë shofer: Duam shërbim më të mirë, e çmim më të lirë për qytetarët

22.07.2021

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka marrë vendim për zbritje të çmimit të paraqitjes së provimit për patentë shoferë. Çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shofer do të zbresë prej 20 Euro në 10 Euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 Euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. “Në përputhje me nenin […]

VV për zbritjen e çmimit për paraqitjen e provimit për patentë shofer: Duam shërbim më të mirë, e çmim më të lirë për qytetarët Foto: Ilustrim

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka marrë vendim për zbritje të çmimit të paraqitjes së provimit për patentë shoferë.

Çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shofer do të zbresë prej 20 Euro në 10 Euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 Euro më pak se sa paguanin në të kaluarën.

“Në përputhje me nenin 74 të Ligjit nr.05/L-064 për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

E për këtë vendim ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se është përgjysmuar çmimi nga 20 euro në 10 euro për paraqitjen e patentë shoferit që ishte ngritur nga ish-ministri Pal Lekaj.

Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, kanë thënë se janë të interesuar që shërbimet të jenë të larta e çmimet të jenë të ulëta.

“Përgjysmohet çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shoferë nga 20 euro në 10 euro. Ngritjen e çmimit e kishte bërë ish ministri Pal Lekaj në emër të investimit në teknologji dhe përmirësim të shërbimeve. Nuk pati diçka të tillë përveçse shtrenjtim për qytetarët. Ne jemi të interesuar që shërbimet të jenë të larta e çmimet të jenë të ulëta e të përballueshme për qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.