Veteranët: Do ta bllokojmë Kurtin në zyre nëse ndryshon Ligjin për pensionet e kategorive të luftës

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), Faton Klinaku ka thënë se çështjen e veteranëve si qeveritë paraprake edhe Qeveria Kurti e kanë përdorur për vota.

Veteranët: Do ta bllokojmë Kurtin në zyre nëse ndryshon Ligjin për pensionet e kategorive të luftës

U.d i kryetarit të OVL e UÇK-së në RTV Dukagjini ka theksuar se pensioni i veteranit është lidh me pagën minimale në mënyrë që të mos përdoret kjo çështje nga partitë politike në fushata.

Klinaku ka shtuar se qeveritë e kaluara që kanë qenë të lidhur me luftën kanë pasur moton: përkrahni veteranët se ata na votojnë.


“Më vjen keq që secila qeveri, çështjen e veteranëve e ka çështje për vota. Në këtë rast edhe Kurti çështjen e veteranëve e përdorë për vota: ndëshkoi veteranët se pjesa tjetër na voton. Qeveritë e kaluara që kanë qenë të lidhur me luftën kanë pasur moton: përkrahni veteranët se ata na votojnë”, tha ai.

Po ashtu, Faton Klinaku ka thënë se për fat të keq shumica e popullit i votojnë ata që i shajnë veteranët.

“Populli nuk e di që nuk mund të bëhet as verifikim e as kategorizim i veteranëve duke qenë dosjet në prokurori. Askush nuk mund ta bëjë se nuk ka fare dokumentacione. Pra, po bëjnë lojë me opinionin për t’iu ikur skandaleve të shumta”.

Klinaku ka theksuar se ia kanë thënë Kurtit në takim se nëse pagesat e veteranëve nuk llogariten me pagën minimale do ta bllokojnë atë në zyre.

“Ato që Ramush Haradinaj i ka thënë në televizion, unë ja kam thënë Kurtit në zyre. Është e vërtetë që Organizata e veteranëve të UÇK-së do t’ia bllokojë hyrje-daljet Kurtit. Do të mbetet brenda ose jashtë zyreve. Ja kemi thënë Kurtit në takim. Nuk po e kërcënojmë po ja kemi thënë në takim [Kurtit].

Klinaku thotë se nëse Kurti ndryshon ligjin për veteranët bënë shkelje kushtetuese.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë