Vazhdon fluksi i mërgimtarëve në kufij, pritje deri në 4 orë për të dalë nga Kosova

19.08.2021

Pritjet nëpër pikat e kalimit kufitar kanë vazhduar edhe mëngjesin e së enjtes, ku për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare, pritet deri në katër orë. Mërgimtarët të cilët kanë ardhur për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në shtetet ku ata jetojnë e veprojnë, për çka edhe […]

Vazhdon fluksi i mërgimtarëve në kufij, pritje deri në 4 orë për të dalë nga Kosova Foto: Ilustrim

Pritjet nëpër pikat e kalimit kufitar kanë vazhduar edhe mëngjesin e së enjtes, ku për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare, pritet deri në katër orë.

Mërgimtarët të cilët kanë ardhur për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në shtetet ku ata jetojnë e veprojnë, për çka edhe pritjet janë të gjata nga fluksi i madh i tyre në pikat e kalimit kufitar.

Pritje të gjata po ashtu ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku për të dal nga Kosova, pritet deri në dy orë e gjysmë.

Sipas të dhënave të përditësuara rreth orës 10:32, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje ka edhe në Mutivodë, Jarinje dhe Vërmicë.

Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min)

Merdarë 05-10 / 200-240

Jarinje 05-10 / 130-150

Mutivodë 05-10 / 80-90

Bernjak 05-10 / 05-10

Dheu i Bardhë 10-15 / 130-150

Vërmicë 05-10 / 15-20

Muçibabë 05-10 / 05-10