Vazhdon avazi i moçëm, nxënësit kopjojnë lirshëm në testin e arritshmërisë
Ky test i arritshmërisë, organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), test ky që ka qëllim orientimin e nxënësve për regjistrimin në shkollat e mesme të larta. Ndaj këtij testi shpeshherë ka pasur kritika, kjo për shkak të parregullësive që ndodhin gjatë mbajtjes së tij. Ajo çfarë ra në sy sot ishte […]
Ky test i arritshmërisë, organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), test ky që ka qëllim orientimin e nxënësve për regjistrimin në shkollat e mesme të larta.
Ndaj këtij testi shpeshherë ka pasur kritika, kjo për shkak të parregullësive që ndodhin gjatë mbajtjes së tij.
Ajo çfarë ra në sy sot ishte edhe fenomeni i cili ka ndodhur edhe në të kaluarën.
Ky fenomen është ai i kopjimit. Ku nxënësit, shumë lirshëm, arrijnë të fotografojnë testet dhe t’i publikojnë ato në rrjetet sociale si në Facebook, duke kërkuar ndihmë në mënyrë që t’i përgjigjen saktë pyetjeve.
Duhet shtuar se këto postime nuk janë të vetmet, dhe në grupet e hapura së fundmi ka dhjetëra të tilla.