Vazhdon ardhja e mërgimtarëve, pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 150 min

29.07.2021

Edhe sot ka vazhduar ardhja e mërgimtarëve nga shtetet e Evropës në vendlindje, ku si ditëve të tjera të njëjtit po presin me orë të tëra në pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës. Ashtu siç zakonisht ndodhë, situatë më e komplikuar është në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, ku kolonat arrijnë deri […]

Vazhdon ardhja e mërgimtarëve, pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 150 min Foto: Ilustrim

Edhe sot ka vazhduar ardhja e mërgimtarëve nga shtetet e Evropës në vendlindje, ku si ditëve të tjera të njëjtit po presin me orë të tëra në pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Ashtu siç zakonisht ndodhë, situatë më e komplikuar është në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, ku kolonat arrijnë deri në 400 metra.

Kësisoj, pritjet në hyrje shkojnë deri në 2 orë, teksa në dalje deri në 2 orë e 40 minuta.

Dy orë pritje në dalje ka edhe në Muçibabë dhe tek Dheu i Bardhë.

Në Jarinjë ndërkaq kolonat janë deri në 50 minuta.