Trump: Ndaluam shumë luftëra para 3 javëve, përfshirë edhe atë mes Serbisë dhe Kosovës
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij ka parandaluar shpërthimin e shumë konflikteve të reja në botë, përfshirë edhe një luftë të mundshme mes Serbisë dhe Kosovës.
“Gjithçka ndodhi tre javë më parë apo pak më shumë,” u shpreh Trump, duke përmendur përpjekjet e administratës së tij për të parandaluar përleshje mes shteteve si India dhe Pakistani, Ruanda dhe Kongo, si dhe Serbia dhe Kosova.
“Ndoshta ishin gati të hynin në një luftë bërthamore, pasi siç e dini janë fuqi bërthamore. Ne e ndaluam dhe kjo ishte shumë e rëndësishme,” tha Trump për tensionet mes Indisë dhe Pakistanit.
Ai shtoi se nëse do të ishte ende president, lufta aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës “nuk do të kishte ndodhur kurrë”, duke e cilësuar konfliktin si një “përbindësh të krijuar nga Biden”.
Deklaratat Trump i bëri gjatë një prononcimi për media, duke nënvizuar rolin që, sipas tij, SHBA-ja luajti në ruajtjen e paqes në disa rajone të ndjeshme të botës.