Tri të hënat e prillit janë ditë pushimi

08.04.2022

Ditë pushimi është 11 prill 2022 për Ditën e Kushtetutës, 18 prill Pashkët Katolike dhe 25 prill Pashkët Ortodokse. “Bazuar në Ligjin nr 03/L-064 për festat zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Pashkët Katolike dhe Pashkët Ortodokse për nëpunësit e administratës publike të Republikës së […]

Tri të hënat e prillit janë ditë pushimi Foto: Ilustrim

Ditë pushimi është 11 prill 2022 për Ditën e Kushtetutës, 18 prill Pashkët Katolike dhe 25 prill Pashkët Ortodokse.

“Bazuar në Ligjin nr 03/L-064 për festat zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Pashkët Katolike dhe Pashkët Ortodokse për nëpunësit e administratës publike të Republikës së Kosovës ditë pushimi do të jenë 11 prill 2022 për Ditën e Kushtetutës, 18 prill për Pashkët Katolike dhe 25 prill për Pashkët Ortodokse”, thuhet në njoftim.