Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në gjithë Kosovën

04.06.2026

Kur kanë mbetur vetëm tri ditë deri në zgjedhjet lokale të 7 qershorit, partitë politike po vazhdojnë aktivitetet elektorale në disa komuna të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, subjektet kryesore politike kanë planifikuar një sërë tubimesh me qytetarët, në përpjekje për të siguruar mbështetje sa më të madhe para përmbylljes së fushatës zgjedhore.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë tubime në Vushtrri, Podujevë dhe Prishtinë.

Lëvizja Vetëvendosje ka paraparë takime me qytetarët në Drenas, Skënderaj dhe Mitrovicë.Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të zhvillojë tubime në Dragash, Prizren dhe Rahovec, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë tubim zgjedhor në Suharekë.

Fushata zgjedhore përfundon të premten në mesnatë, ndërsa qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën, më 7 qershor.