Trajtimi dhe deponimi i mbeturinave gjatë vitit 2019 është rritur për 5% në krahasim me vitin 2018

23.10.2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara (AMT) për vitin 2019. Rezultatet nga AMT 2019, tregojnë se sasia e mbeturinave të ricikluara ishte 3 754 ton/vit; sasia e mbeturinave të sterilizuara (mbeturina spitalore) ishte 874 ton/vit; dhe sasia gjithsej e mbeturinave të trajtuara dhe të deponuara për […]

Trajtimi dhe deponimi i mbeturinave gjatë vitit 2019 është rritur për 5% në krahasim me vitin 2018 Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara (AMT) për vitin 2019.

Rezultatet nga AMT 2019, tregojnë se sasia e mbeturinave të ricikluara ishte 3 754 ton/vit; sasia e mbeturinave të sterilizuara (mbeturina spitalore) ishte 874 ton/vit; dhe sasia gjithsej e mbeturinave të trajtuara dhe të deponuara për vitin 2019 ishte 450 175 ton/vit.

Sasia e mbeturinave të trajtuara, sipas llojit të mbeturinave dhe llojit të trajtimit, e shprehur në përqindje për vitin 2019 ishte si vijon: metalet (54%), mbeturinat nga plastika (22%), mbeturinat spitalore (19%), mbeturinat e letrës dhe kartonit (5%).

Kurse, sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë sanitare dhe josanitare në vitin 2019 ishte 445 547 ton/vit. Krahasuar me të dhënat e vitit 2018, ka një rritje prej 5%.