Thesari i Kosovës sqarohet pse bëri lutje për kthimin e parave të vjedhura
Thesari i Kosovës ka sqaruar për kërkesën që kanë bërë këtë të premte ndaj kompanisë “LDA Group” për të kthyer paratë me vlerë 2.1 milion euro të cilat u transferuan jashtëligjshëm ditë më parë në llogarinë e tyre. Për ta kërkesa në raste të tilla parashihet me ligj. “Ju njoftojmë se shkresa protokollare që është […]
Thesari i Kosovës ka sqaruar për kërkesën që kanë bërë këtë të premte ndaj kompanisë “LDA Group” për të kthyer paratë me vlerë 2.1 milion euro të cilat u transferuan jashtëligjshëm ditë më parë në llogarinë e tyre.
Për ta kërkesa në raste të tilla parashihet me ligj.
“Ju njoftojmë se shkresa protokollare që është dërguar si kërkesë për kthim të mjeteve, është procedurë standarde e paraparë në nenin 12, paragrafit 12 të ligjit e buxhetit, i cili thotë se në rast se një individ, zyrtar, person apo një entitet pranon ndonjë pagesë nga Fondi i Kosovës si rrjedhim i gabimit, ngatërrimit apo lëshimit, ato fonde i kthehen Fondit të Kosovës në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i njoftimit me shkrim”.
“Pavarësisht nga shkaku dhe rrethanat e ndodhjes, ky është një transaksion i paautorizuar, përkatësisht dalje e paaprovuar e parasë publike dhe pa asnjë paragjykim mbi procesin, çdoherë kërkohet kthimi i tyre me një shkresë të tillë. Në këtë shkresë është bërë me dije se proceset hetimore janë nisur dhe rasti është njoftuar organeve, por kjo shkresë duhej të ishte dërguar në aspektin procedural dhe ligjor”, thuhet në sqarim.
Thuhet se letra është dërguar direkt në adresën e deklaruar në ARBK nga operatori ekonomik i dyshuar për rastin.
“Duke shprehur bindjen se të gjitha faktet do të zbardhën dhe kryesit do të marrin dënimin e merituar, e pame të rrugës të sqarojmë qëllimin dhe arsyen e dërgimit të kësaj shkrese, që është në përmbushje të obligimit ligjor si veprim procedural”.