Suharekë: Parashikimi i motit për ditën e sotme, 8 maj
Dita e sotme, 8 maj, pritet të jetë kryesisht nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në territorin e Suharekës.
Sipas parashikimit meteorologjik, dita ka nisur me reshje të pjesëshme, por intensiteti i tyre pritet të rritet ndjeshëm gjatë orëve të mesditës, duke sjellë sasi më të larta të reshjeve në të gjithë zonën.Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë luhatje të dukshme.
Ndonëse në orët e para të paradites termometri do të shënojë deri në 21°C, me ardhjen e mesditës temperaturat do të fillojnë të bien në 18°C dhe 17°C.
Kjo rënie do të shoqërohet me reshje më të dendura shiu, ku piku i lagështisë pritet të jetë rreth orës 12:00.
Mbrëmja do të vijojë të mbetet e freskët, me temperaturat që do të zbresin deri në 14°C dhe 13°C pas mesnatës.
Edhe pse rreth orës 21:00 parashihet një pauzë e shkurtër e reshjeve, moti do të mbetet kryesisht i vranët.
Qytetarët udhëzohen të kenë me vete mjetet mbrojtëse ndaj shiut dhe drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes të shtuar në rrugë për shkak të lagështisë.
