Zjarri shkrumbon sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore në Dubravë të Suharekës

12.07.2021

Një zjarr i madh ka përfshirë hektarë të mbjella në fshatin Dubravë të Suharekës. Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30. Nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar qëllimshëm apo për shkak të temperaturave të larta, pasi që ditëve të fundit po mbretërojnë në vendin tonë temperaturat e larta. Përmes disa pamjeve shihet se zjarri ka shkrumbuar […]

Zjarri shkrumbon sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore në Dubravë të Suharekës Foto: Ilustrim

Një zjarr i madh ka përfshirë hektarë të mbjella në fshatin Dubravë të Suharekës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.

Nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar qëllimshëm apo për shkak të temperaturave të larta, pasi që ditëve të fundit po mbretërojnë në vendin tonë temperaturat e larta.

Përmes disa pamjeve shihet se zjarri ka shkrumbuar sipërfaqe të mëdha.