Vetaksident në Suharekë, vetura godet një shtyllë elektrike

04.01.2023

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, mosrespektimi i rregullave në trafik dhe kushtet atmosferike, ku ditëve të fundit Komunën e Suharekës dhe jo vetëm po e mbulon mjegulla, janë disa nga arsyet që shkaktohen aksidentet në trafik. Në mbrëmjen e së martës, në Suharekë ka ndodhur një vetaksident. Sipas informacione që ka SuharekaOnline bëhet […]

Vetaksident në Suharekë, vetura godet një shtyllë elektrike Foto: Ilustrim

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, mosrespektimi i rregullave në trafik dhe kushtet atmosferike, ku ditëve të fundit Komunën e Suharekës dhe jo vetëm po e mbulon mjegulla, janë disa nga arsyet që shkaktohen aksidentet në trafik.

Në mbrëmjen e së martës, në Suharekë ka ndodhur një vetaksident.

Sipas informacione që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se një veturë ka goditur një shtyllë elektrike.

Poashtu, bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit, më sakt në afërsi të fabrikës së Ballkanit.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj i cili ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 18:25 në rrugën “Brigada 123” në Suharekë ka ndodhur një vet aksident, ku si pasojë është lënduar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

“Më datë 03.01.2023, në ora 18:25, Rr.”Brigada 123″ në Suharekë, kemi pranuar informacion për një vetaksident, ku si pasojë është lënduar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale” ka thënë Sylaj.