Vetaksident në Bllacë të Suharekës, një i mitur bëhet për spital
Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë vetëm një motoçikletë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premtën rreth orës 19:00 ku deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur përderisa i dyshuari mashkull kosovar i mitur e ka nisur me vrull motoçikletën dhe si pasojë e atij veprimi nga […]
Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë vetëm një motoçikletë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premtën rreth orës 19:00 ku deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur përderisa i dyshuari mashkull kosovar i mitur e ka nisur me vrull motoçikletën dhe si pasojë e atij veprimi nga motoçikleta rrëzohet viktima mashkull kosovar i mitur.
Policia bënë të ditur se nga aksidenti viktima mashkull kosovar i mitur ka pësuar lëndime trupore ku është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit dhe se sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
“Fsh. Bllacë, Suharekë 24.09.2021 – 19:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku i përfshire ka qene vetëm një motoçikletë. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur përderisa i dyshuari mashkull kosovar i mitur e ka nisur me vrull motoçikletën dhe si pasoj e atij veprimi nga motoçikleta rrëzohet viktima mashkull kosovar i mitur. Viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit dhe se sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.