Vendimi për pagesën e shujtës për nëpunësit e administratës në Suharekë, Ministria kthen përgjigje negative

20.04.2022

Ndërkaq, më 1 mars 2022 ky vendim ishte parashtruar për shqyrtim në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), kurse më 8 mars ishte dërguar për shqyrtim në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT). Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës së Suharekë, ka dhënë disa konstatime […]

Vendimi për pagesën e shujtës për nëpunësit e administratës në Suharekë, Ministria kthen përgjigje negative Foto: Ilustrim

Ndërkaq, më 1 mars 2022 ky vendim ishte parashtruar për shqyrtim në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), kurse më 8 mars ishte dërguar për shqyrtim në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës së Suharekë, ka dhënë disa konstatime ligjore.

Pas shqyrtimit, Ministria e Financave ka vlerësuar se akti i Komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi dhe për pasojë, Komunës së Suharekës i pamundësohet realizimi i masës së përcaktuar në aktin komunal.

Ministria ka dhënë këto konstatime ligjore:

1. Komuna e Suharekës, me anë të aktit që është subjekt i shqyrtimit, ka synuar lejimin e pagesës së shujtës për nëpunësit në administratën e Komunës së Suharekës përmes kategorisë së shpenzimeve mallra dhe shërbime.

2. Si pikë e parë dhe për qëllime të këtij vlerësimi është me rëndësi të theksohet se neni 12 i Ligjit Nr. 08/L-066 Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 i precizon limitet në shpenzime për organizatat buxhetore.

3. Për të konkretizuar konstatimin e mësipërm, si dhe tregues i rëndësim për të vlerësuar limitet në shpenzime në kupër të shujtave mbetet neni 12, paragrafi 6 i Ligjit, ku përcaktohet se:

“Shpenzimi i parave publike nga kategoria e shpenzimeve mallra dhe shërbime nuk është i lejuar për pagesën e punonjësve, qoftë në formë të shtesave apo si kontribute në mall, përfshirë këtu shujtat apo dhuratat, duke përjashtuar rimbursimin apo shpenzimet e lejuara për udhëtimet jashtë vendit, sipas legjislacionit përkatës.”

4. Nëse elaborohet vlerësimi ligjor krahas frymës së paragrafit 6 të nenit 12 të Ligjit, evidentoher se shpenzimi i parasë publike nga kategoria e shpenzimeve mallra dhe shërbime nuk është i lejuar, qoftë edhe në formë të shujtave.

5. Rrjedhimisht, konform interpretimit të kësaj dispozite, Ministria vlerëson se akti i Komunës është në kundështim me dispozitat e legjislacionit në fuqi dhe për pasojë, Komunës së Suharekës i pamundësohet realizimi i masës së përcaktuar në aktin komunal.

Marrë për bazë konstatimet e mësipërme, Ministria kërkon nga Komuna e Suharekës ndërmarrjen e veprimeve konkrete, brenda 30 ditëve nga data e pranimit të kërkesës për rishqyrtim të aktit, në mënyrë që masa e përcaktuar me aktin e komunës të harmonizohet me dispozitat ligjore në fuqi.

** Interpretimi i dhënë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përkitazi me këtë çështje mbështetet vetëm në këndvështrimet që prekin fushëveprimin legjislativ të Ministrisë së Finanave, Punës dhe Transfereve**

386-1-02-MAPL-vendimit-Nr.016-12176-te-KK.Suharek