Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Hysen Gega

28.07.2021

Ka vdekur ish i burgosuri politik dhe ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysen Gega. Hysen Gega , i lindur në fshatin Sallgrazhdë me 1950, njihej midis të burgosurve politikë kosovarë si “legjendë e burgjeve jugosllave“ për shkak të qëndrimit të tij të paepur dhe përherë kryengritës. Hysen Gega ishte një nga shumë dëshmitarët […]

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Hysen Gega Foto: Ilustrim

Ka vdekur ish i burgosuri politik dhe ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysen Gega.

Hysen Gega , i lindur në fshatin Sallgrazhdë me 1950, njihej midis të burgosurve politikë kosovarë si “legjendë e burgjeve jugosllave“ për shkak të qëndrimit të tij të paepur dhe përherë kryengritës.

Hysen Gega ishte një nga shumë dëshmitarët e mbijetuar të represionit të pashembullt politik serbo-jugosllav. Edhe pse vuajti shumë vite kazamateve të tito-komunizmit, kur u lirua më 1990, nuk e gjeti dot paqen në Kosovën e robëruar: menjëherë ngjeshi armët dhe luftoi krahë shumë djemve dhe vajzave të UÇK-së. 

Lidhur me njërin prej aksioneve ilegale që kishte kryer, me ç´rast i kish vënë zjarrin emrit të Titos të shkruar me lule në një hapësirë të gjërë në një park të Prizrenit, gjykatësi e kish pyetur: – Kush ta dha idenë për një gjë të tillë, – ai i ish përgjigjur pa hezitim: – Në një film dokumentar kam parë djegjen e Rajhshtagut, kryqit të thyer fashist dhe të fotografisë së Hitlerit. Aty e mora idenë, ishte përgjigjur Gega.