U akuzua se nis punimet në rrugën kah livadhet e babës, reagon Hysen Durmishi

14.10.2021

Rastësisht, përskaj trasesë së rrugës ndodhen edhe 3 hektarë tokë që për pronar kanë babanë e zv/ministrit Durmishi. Periskopi, në bashkëpunimin me portalin Paparaci, ka shtjelluar historinë e pronësisë së kësaj toke, dhe pse pikërisht tani kjo rrugë u cilësua me “interes të veçantë” nga zv/ministri Durmishi. Sipas shkrimit të Periskopit vendndodhja e kësaj parcele […]

U akuzua se nis punimet në rrugën kah livadhet e babës, reagon Hysen Durmishi Foto: Ilustrim

Rastësisht, përskaj trasesë së rrugës ndodhen edhe 3 hektarë tokë që për pronar kanë babanë e zv/ministrit Durmishi. Periskopi, në bashkëpunimin me portalin Paparaci, ka shtjelluar historinë e pronësisë së kësaj toke, dhe pse pikërisht tani kjo rrugë u cilësua me “interes të veçantë” nga zv/ministri Durmishi.

Sipas shkrimit të Periskopit vendndodhja e kësaj parcele tre hektarësh, e posaçërisht pronësia e saj, dyshohet se është shkaku kryesor se pse Ministria Infrastrukturës e ka kaq ngut përfundimin e saj.

E lidhur me këto shkrime ka reaguar edhe vet Durmishi i cili i ka quajtur shpifje dhe si mjet kundër punës së qeverisë.

“E di që po ju pengon shumë puna e Qeverisë prandaj nuk po leni mjet pa përdorur për të bërë shpifje kundër neve. Shife ti, e pasket zbuluar ujin e nxehtë ju portali investigativ “Periskopi” bashkë me portalin “Paparaci”.

Ato livadhe janë blerë në vitin 2011, pra para 10 viteve dhe i kam të deklaruara në deklarimin e pasurisë, ashtu siç janë, pra pronë të babait tim.

Rruga Mushtisht – Shtërpce është kontratë e Komunës së Suharekës e nënshkruar me 19 korrik 2018 dhe me memorandum me Ministrinë e Infrastrukturës. Rrugën pra unë nuk e kam filluar sepse ajo ka nisur shumë para se unë të vij në ministri si zëvendësministër dhe e dyta rruga nuk kalon afër livadheve të babait tim por larg atyre livadheve.

Për këto shpifje të paskrupullta ju duhet që menjëherë të tërhiqeni nga këto të pavërteta dhe të kërkoni falje publikisht. Në të kundërtën do të paditeni për shpifje” thuhet në reagimin e zv.ministrit Durmishi.