Thyhet një shtëpi në Suharekë, vjedhen stoli ari dhe para të gatshme

05.07.2021

Rastet e vjedhjeve në Kosovë pothuajse raportohen çdo ditë në polici, e një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së dielë edhe në Policinë e Suharekës. Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë ditës së dielë rreth orës 08:30 është raportuar një vjedhje në Suharekë. Një person ka raportuar […]

Thyhet një shtëpi në Suharekë, vjedhen stoli ari dhe para të gatshme Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve në Kosovë pothuajse raportohen çdo ditë në polici, e një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së dielë edhe në Policinë e Suharekës.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë ditës së dielë rreth orës 08:30 është raportuar një vjedhje në Suharekë.

Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së djalit të tij dhe nga aty kanë arritur një shumë parash prej 450€ dhe stoli ari (vlera nuk është përcaktuar).

Rasti në fjalë nga policia është konsideruar si ”vjedhje e rëndë”.

Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se rasti vazhdon të hetohet.