Tërmeti në Suharekë, Rrjeti Sizmologjik i Kosovës del me një raport

29.03.2022

Gjatë ditës së sotme në ora 10:03 një tërmet 2.8 shkallë të Rihterit, ka goditur të martën Suharekën. Epiqendra, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane, ishte në fshatin Gjinoc të Suharekës, 11 kilometra larg Prizrenit. Ata njoftojnë se deri më tani nuk posedojnë të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore. Raporti i plotë: Duke u […]

Tërmeti në Suharekë, Rrjeti Sizmologjik i Kosovës del me një raport Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në ora 10:03 një tërmet 2.8 shkallë të Rihterit, ka goditur të martën Suharekën. Epiqendra, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane, ishte në fshatin Gjinoc të Suharekës, 11 kilometra larg Prizrenit.

Ata njoftojnë se deri më tani nuk posedojnë të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.

Raporti i plotë:

Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 29.03.2022 në orën 10:03 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 5 km në Jug Perëndim të Therandës respektivisht në koordinatat: 42.337 (latituda) dhe 20.779 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 3 km.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndjerë dukshëm nga banorët e regjionit të Prizrenit, Therandës, Rahovecit dhe Shtërpcës.

Deri më tani Rrjeti Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.