Tentim vjedhje në një mobilieri në Shirokë të Suharekës

30.08.2021

Një rast i tentim vjedhjes është raportuar gjatë të dielës në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisës së Kosovës, bëhet e ditur se tre persona të dyshuar kanë hapur me forcë derën objektit të mobilierisë, ku nën kërcënimin e armës kanë kërkuar nëpër sirtarë. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në Shirokë të […]

Tentim vjedhje në një mobilieri në Shirokë të Suharekës Foto: Ilustrim

Një rast i tentim vjedhjes është raportuar gjatë të dielës në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisës së Kosovës, bëhet e ditur se tre persona të dyshuar kanë hapur me forcë derën objektit të mobilierisë, ku nën kërcënimin e armës kanë kërkuar nëpër sirtarë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në Shirokë të Suharekës, rreth orës 02:10.

Sipas pronarit të mobilierisë, grabitësit nuk kanë arritur të marrin asgjë.

Të dyshuarit pasi kanë dalë jashtë janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë. Rasti nën hetime nga njësitë relavante.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se tre persona të dyshuar kanë hapur me forcë derën objektit të mobilierisë ku punon si roje dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar nëpër sirtarë, mirëpo sipas pronarit nuk është marrë asgjë. Të dyshuarit pasi kanë dalë jashtë janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë. Rasti nën hetime nga njësitë relavante”, bënë të ditur Policia e Kosovës.