Të hënën disa vende të Suharekës do të mbesin pa rrymë, shkak punimet nga KEDS

28.01.2022

KEDS ka njoftuar se të hënën, më 31 janar në disa fshatra të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas njoftimit të KEDS, të hënën do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 14:00 deri në 16:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye […]

Të hënën disa vende të Suharekës do të mbesin pa rrymë, shkak punimet nga KEDS Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se të hënën, më 31 janar në disa fshatra të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të KEDS, të hënën do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 14:00 deri në 16:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të vendosjes së shtyllës së tensionit të mesëm, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Nga TS 110/10(20)kV  Theranda do të ndërprehet: LP 10kV Shiroka (kodi: 32000019) nga ora 14:00 deri 16:00.

Vendet: Fshati Shirokë dhe një pjesë e rrugës 560 Brigada 123.

Arsyeja: Vendosja e shtyllës së tensionit të mesëm, sipas pëlqimit elektro-energjetik.