Sulmoi fizikisht të fejuarën e tij, arrestohet qytetari nga Suhareka

21.09.2021

Një rast i kanosjes është raportuar gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së hënës në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasiqë pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tij e kishte sulmuar fizikisht të fejuarën e tij viktimën femër kosovare. […]

Sulmoi fizikisht të fejuarën e tij, arrestohet qytetari nga Suhareka Foto: Ilustrim

Një rast i kanosjes është raportuar gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së hënës në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasiqë pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tij e kishte sulmuar fizikisht të fejuarën e tij viktimën femër kosovare.

Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë mëngjesit të së hënës në Suharekë, rreth orës 04:20.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  i cili pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tij e kishte sulmuar fizikisht të fejuarën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.