Sulmoi fizikisht një të mitur në Leshan të Suharekës, i dyshuari shoqërohet në polici

08.10.2021

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:50 në fshatin Leshan të Suharekës. Po ashtu, në raport theksohet se viktima […]

Sulmoi fizikisht një të mitur në Leshan të Suharekës, i dyshuari shoqërohet në polici Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur).

Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:50 në fshatin Leshan të Suharekës.

Po ashtu, në raport theksohet se viktima (i mitur) ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Leshan, Suharekë, 07.10.2021 – 13:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar  (i mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, bënë të ditur Policia e Kosovës.