Suharekë, vetëm gjatë vitit 2021 u raportuan 33 raste të dhunës ndaj grave

27.01.2022

Dhuna në familje nuk është e kufizuar vetëm në keqtrajtim fizik dhe viktima mund të pësojë trauma mendore dhe emocionale. Dhuna në familje ndodh në kontekst familjar dhe pasojat negative zakonisht prekin fëmijët, edhe nëse ata në të vërtetë nuk janë dëshmitarë të dhunës. Fëmijët viktima të dhunës në familje janë më të rrezikuar nga […]

Suharekë, vetëm gjatë vitit 2021 u raportuan 33 raste të dhunës ndaj grave Foto: Ilustrim

Dhuna në familje nuk është e kufizuar vetëm në keqtrajtim fizik dhe viktima mund të pësojë trauma mendore dhe emocionale. Dhuna në familje ndodh në kontekst familjar dhe pasojat negative zakonisht prekin fëmijët, edhe nëse ata në të vërtetë nuk janë dëshmitarë të dhunës. Fëmijët viktima të dhunës në familje janë më të rrezikuar nga zhvillimi i problemeve serioze emocionale, të sjelljes dhe të zhvillimit të mëtutjeshëm.

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdojnë të jenë aktive rastet e dhunës në familje që ndodhin në vend, ku edhe në Komunën e Suharekës vazhdojnë të raportohen raste të tilla.

Në bazë të të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline, bëhet e ditur se gjatë vitit 2021 u raportuan 38 raste të dhunës në familje.

Prej këtyre 38 rasteve, 5 raste ishin dhunë ndaj të miturve, ku dy prej tyre ishin meshkuj dhe tri femra, ndërkaq 33 raste të dhunës ndaj grave.

Ndërkaq, në vitin 2020 në Komunën e Suharekës u raportuan 51 raste të dhunës në familje, kurse në vitin 2019 u raportuan 15 raste të tilla dhe në vitin 2018 ishin 6 raste të raportuara.